Rusi, mbi 344 mijë raste me COVID-19

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 344.481 ndërsa numri i vdekjeve në 3.541, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 8.599 persona, me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 344.481, ndërsa me 153 vdekje të reja ka arritur në 3.541 numri i viktimave.

Ndërkohë bëhet e ditur se kjo është shifra më e ulët e rasteve ditore në vend që nga 1 maji e deri më tani. Me 5.363 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 113.299.

Rritja ditore e numrit të rasteve me COVID-19 në Rusi, nga 2.9 për qind ka rënë në 2.6 për qind ndërsa tek 43.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në Moskë me 2.516 raste të reja është rritur në 163.913 numri i rasteve ndërsa me 59 vdekje në 1.993 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar 49.840 persona.

– Rreth 282 mijë persona janë nën mbikëqyrje

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 282 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 282 mijë teste duke e rritur në mbi 8.6 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Në një deklaratë nga Agjencia Federale Biomedikale e Rusisë thuhet se në Qedrën e Përgatitjes Kozmonautike të Rusisë 29 punonjës janë prekur nga COVID-19.

– Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua më 19 mars në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.

Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua kufizimi i daljes në rrugë. Me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.

Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në trasportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se po trajtohet në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button