Kim Jong-un zhvilloi një takim për forcimin e arsenalit bërthamor

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka zhvilluar një takim me kreun ushtarak me qëllim forcimin e arsenalit bërthamor të vendit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve (KCNA), mësohet se Kim ka kryesuar një takim me kreun ushtarak, pasi u vërejt herën e fundit në opinionin publik me pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së një fabrike të plehrave në fillim të këtij muaji.

Në takim u vendosën politikat e reja të vendit për të rritur frenimin e luftës bërthamore dhe vendosjen e forcave të armatosura strategjike në operacionin e alarmit të lartë.

Në takimin ku u diskutua rritja e aftësisë së tyre për të penguar fuqitë e huaja që kërcënojnë vendin, u bënë referenca të qarta për ushtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë nuk është dhënë ndonjë inforamcion lidhur me kohën e mbajtjes së takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button