Shqipëri, 9 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdojnë të regjistrohen raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë konfirmuar pozitivë edhe 9 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79 për qind janë të shëruar. Aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Që nga fillimi i pandemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në Shqipëri janë kryer deri tani gjithsej 14.605 testime dhe janë shëruar 789 pacientë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete.

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button