RMV, 52 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, 28 prej tyre janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 48 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 17 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se, nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrollet te personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast nuk janë evidentuar persona, të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të kaluara, u evidentua se në nivel të tërë shtetit, 52 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 28 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa adekuate. Po ashtu lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 205 shkelje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button