Janë siguruar mjete për ndërtimin e poliklinikës në Butel, pritet ndryshimi në PDU

Premtimi i kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, për ndërtimin e poliklinikës është duke u realizuar. Procedura për këtë projekt ka filluar – Qeveria tashmë ka dhënë miratimin për poliklinikën, mjetet për ndërtimin e saj janë siguruar dhe pritet ndryshimi në Planin e detajuar urbanistike që komuna të mund të nxjerr miratimin për ndërtimin dhe fillimin e punëve, shkruan Vërtetëmatësi.

Ky projekt, edhe pse pjesë e programit parazgjedhor të Smilevski, “Jetë në Butel! Për të gjithë!“, të publikuar para zgjedhjeve lokale në vitit 2017. Në program thuhet se është vendosur në interes të parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, në territorin e komunës ka vetëm një objekt i cili është ndërtuar në vitin 1963, i cili funksionon vetëm me dy mjek amë.

Ne kemi tre mjedise rurale ku nuk ka ambulantë, ndërsa ekzistojnë kushte për hapjen e tyre. Duke parë gjithë këtë del se qeveria e ardhshme lokale do të duhet të inicojë bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për ndërtimin e poliklinikës në territorin e Komunës Butel. Ndërtimi i poliklinikës është me rëndësi vitale për qytetarët e komunës. Me vet ndërtimin e objektit qytetarët do të kursejnë kohë dhe resurse, ndërsa shërbimet shëndetësore do të jenë më të qasshme për to, thuhet në programin parazgjedhor të Smilevskit.

Premtimi për ndërtimin e poliklinikës, Smilevski e dha përgjatë fushatës parazgjedhore të 27.10.2017.

Kandidati për kryetar komune në Butel nga LSDM, Velimir Smilevski, premtoi ndërtimin e poliklinikës në komunë nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhje të cilat do të mbahen javën e ardhshme, informoi Makfaks. 

Me 28.01.2020, Qeveria në seancë miratoi vendimin për ndërtim urgjente të poliklinikës së përgjithshme në Butel.

Në seancën e sotme Qeveria shqyrtoi dhe pranoi kërkesën për ndërtim urgjent të poliklinikës në Komunën e Butelit mbi baza të mendimit pozitiv të Ministrisë së Shëndetësisë, duke pasur parasysh se në planin fiskal të vitit 2020 për këtë qëllim janë paraparë mjete në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , njoftoi A1 on

Në seancë Qeveria ka marr vendim që t’i propozohet Komunës së Butelit që të sjell Planin e Detajuar Urbanistik për ndërtimin e poliklinikës.

Me 04.02.2020, Smilevski për TV Slloboda vërtetoi se ndërtimin i poliklinikës në tërësi do të financohet nga Qeveria.

Afati për ndërtim shpresojë se do të jetë i shpejtë duke u bazuar në mjetet që i kemi. Komuna ka një problem sepse në gjithë territorin e Komunës Butel në periudhën e kaluar nuk ka as ambulancë as poliklinikë. Në këto momente punojmë dhe për kohë të shkurtër do të japim miratimin për ndërtim, deklaroi Smilevski. 

“Vërtetmatësi” pyeti kryetarin Smilevski, deri ku është dorëzimi i Planit të detajuar urbanistik për ndërtimin e poliklinikës. Ai u përgjigj se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në krizën e koronës, të gjithë aktivitetet në nivel komunal kanë ndërprerë, por sipas drejtimeve të reja nga Qeveria së shpejti do të vazhdojnë aktivitetet e zakonshme:

Nga Qeveria morëm njoftim se nuk mund të punojmë për shkak të pandemisë së virusit korona dhe se deri më tani kemi pasur ngecje të punës. Por, mbrëmë morëm njoftim, sipas të cilit mund të vazhdojmë me aktivitete, ashtu që jemi duke përgatitur anketën publik për poliklinikën. Ne në PDU nuk kemi të paraqitur ambulantën, por mendoj se nuk do të jetë problem ndërtimi, sepse nuk bëjmë asgjë tjetër përveç se bllokun e ndajmë në dy pjesë, asnjë tjetër nuk prekim. Mjetet janë siguruar, tani prej nesh pritet ta miratojmë PDU-në dhe kjo do të ndodh shumë shpejtë – deklaroi kryetari i komunës së Butelit. 

Duke pasur parasysh se bëhen aktivitete në drejtim të realizimit të projektit të premtuar të Smilevski, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, ky premtim i tij morri vlerësimin duke u realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button