RMV, Korona kriza e ka ulur numrin e punonjësve të turizmit ndërmjet 81% dhe 100%

Në kushte kur situata në turizëm është shumë e dhimbshme dhe komplekse, është e vështirë të imagjinohet se një masë e vetme mund të kompensojë pasojat e pandemisë Kovid-19, kryesisht për shkak të shkallës së problemeve që janë shfaqur e që janë duke u rritur. Po vjen një periudhë kritike për të cilën do të nevojitet komplet i ri masash ekonomike, thuhet në “Studim për efektet mbi sektorin privat-turizmi dhe hoteleria, të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike Kovid-19”.

Analiza përmban rekomandime për përballje me pasojat ekonomike, ndërsa është zhvilluar përmes Projektit të USAID – Partneritet për biznes rregullore më të mirë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Është e nevojshme për të bëhet përshtatja e paketës me masa, por edhe kushtet për përdorimin e tyre, sidomos në pjesën e kohëzgjatjes së ndihmës, shuma e kredive, lirimi nga detyrimet, të cilat nuk ka si të mbulohen pa aktivitetit ekonomik, si dhe të gjitha detyrimet e tjera në të cilat shteti nuk mund të llogarisin nëse kompanitë nuk kanë veprimtari ekonomike”, theksoi eksperti Kristijan Xhambazovski, bashkautor i Studimit, në konferencën e sotme për shtyp, ku u prezantuan gjetjet kryesore të këtij dokumenti.

Sipas tyre, në 42 nga 64 ndërmarrjet e anketuara, ose 67 përqind e të anketuarve, numri i të punësuarve është ulur mes 81 dhe 100 përqind si rezultat i krizës. Vetëm te 22 kompani, ose 34 përqind, kriza e Kovid-19 nuk ka pas ende ndikim në numrin e punonjësve.

Bazuar në rezultatet e hulumtimit, është propozuar një reformë në organizimin e turizmit, e cila do të përfshijë një korrigjim të ligjit për turizmin, i integruar si pjesë integrale e një ligji të ri për të inkurajuar zhvillimin e turizmit, duke ndjekur modelin e disa vendeve anëtare të BE-së. Zgjidhja e re ligjore duhet të përfshijë edhe mekanizëm që automatikisht do të aktivizohej në rast të situatave të krizës.

Sondazhi zgjati nga 13 deri në 26 Prill dhe e realizuan Oda ekonomike e Maqedonisë, Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore, Oda ekonomike për teknologji të Informacionit dhe komunikimit – MASIT, Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë dhe ndërmarrja konsulent EPI CENTER International nga Shkupi, implementues e projektit.

Përfundimet dhe rekomandimet e Studimit përmes Platformës për dialog publik-privat do t’i dorëzohen autoriteteve kompetente që së bashku të krijojnë masa afatshkurtra dhe afatgjata që do të lehtësojnë pasojat në sektorin e turizmit dhe hotelerisë bazuar në situatën aktuale me të cilën përballen kompanitë dhe nevojat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button