fbpx

Zgjedhjet po afrohen, sulmet verbale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve po shtohen

Vitin e kaluar janë regjistruar tre, ndërsa nga fillimi i vitit e deri më sot shtatë sulme dhe kërcënime verbale ndaj gazetarëve, të cilat janë raportuar në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Shoqata për “Meta.mk” thekson se numri i sulmeve dhe kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve po rritet, madje në kushte kur në dy vitet e fundit ka pasur një rënie të numrit të sulmeve fizike ndaj gazetarëve. Po ashtu shqetësuese është fakti që shumica e sulmeve dhe kërcënimeve verbale këtë vit janë kundër gazetareve.

“Kur afrohen zgjedhjet, retorika e politikanëve ashpërsohet ndaj kundërshtarëve të tyre, por edhe ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave, gjë që kontribuon në inkurajimin e anëtarëve partiakë të kërcënojnë dhe fyejnë për gazetarë”, tha për “Meta.mk” drejtori ekzekutiv i SHGM, Dragan Sekullovski.

Rasti i fundit i fyerjeve dhe ofendimeve seksiste u regjistrua këtë javë kundër gazetares Miroslava Burns e cila, me skualifikime personale dhe fyerje që prekin jetën e saj private, u sulmua nga portali “DokazM.mk”. Reagime të ashpra ndaj këtij akti kishte nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM). Në të njëjtën ditë, SHGM e dënoi edhe etiketimin që e bëri lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndaj gazetarit të onlajn mediumit “In7.tv”, Albrim Hoxha, gjatë deklaratës së tij pas takimit të liderëve te presidentin Stevo Pendarovski.

Në fillim të këtij muaji, oficerët e policisë, rojet e sigurisë dhe ata përgjegjës të protokollit të ministrit të punëve të brendshme Naqe Çulev u përpoqën ta mbanin gazetarin e Klan TV Furkan Saliu larg Ministrit Çulev në mënyrë krejtësisht të papërshtatshme u përpoqën ta largojnë gazetarin e TV “Klan” Furkan Saliu nga ministri Çulev me kërcënim të drejtpërdrejtë verbal ndaj gazetarit. Edhe për këtë rast kishte reagim nga SHGM.

Kritika nga komuniteti i gazetarëve vjen edhe nga konferenca e djeshme për shtyp e Ministrave të Financave dhe Ekonomisë, Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi, të cilët u futën në grindje publike me gazetaren e “Telma”, Aleksandra Filipovska. Redaktorja e Telma, Snezana Lupevska gjithashtu reagoi ndaj përgjigjeve joprofesionale në pyetjet e gazetarëve, duke kritikuar publikisht dy ministrat se ishin të pa përgatitur dhe jo profesional në përgjigjet e tyre, të erëzuara me cinizëm dhe pa kulturë.

SHGM thekson se tashmë një kohë të gjatë, së bashku me SPGPM, ata kanë kërkuar ndryshime ligjore të Kodit penal, në të cilat sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve do të klasifikoheshin si krime dhe që Prokuroria Themelore Publike të veprojë sipas detyrës zyrtare, së bashku me Ministrinë e punëve të brendshme.

“Vetëm në këtë mënyrë sistemi do të jetë në gjendje të përmirësojë situatën dhe gjithçka tjetër do të jetë shuarje e zjarreve. Përveç kësaj, trajnimet e vazhdueshme që SHGM i zhvillon në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë strategjikë për tema që lidhen me sigurinë e gazetarëve ku marrin pjesë aktive gazetarë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë, e përmirësojnë situatën, por nevojiten ndërhyrje ligjore”, tha Dragan Sekullovski.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button