Mickoski: Zgjedhje nuk mund të ketë deri më 30 korrik, nëse Qeveria dëshiron të përmbushë masat antikrizë

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se një pjesë e masave antikrizë nga seti i dytë dhe i tretë nuk do të mund të realizohen nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme më 30 maj sepse pastaj hyn në fuqi neni 8a të Kodit Zgjedhor dhe të gjitha pagesat e jashtëzakonshme janë vepër penale, transmeton Portalb.mk.

“Nëse Qeveria është e ndershme në qëllimin dhe premtimet të cilat janë pjesë të setit të dytë dhe të tretë të masave, dhe nëse në të vërtetë dëshiron t’i ofrojë atëherë zgjedhjet nuk mund të ndodhin gjashtëdhjetë ditë nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme. Që do të thotë nëse gjendja e jashtëzakonshme ndërpritet më 30 maj, më së voni deri më 30 korrik zgjedhje nuk mund të ketë. Atëherë nuk e flasin të vërtetën dhe janë hipokritë dhe sërish i gënjejnë qytetarët”, tha Mickoski.

Sipas tij, mbështetja ekonomike jo vetëm që nuk është ofruar por është dy deri në 2,5 herë më pak nga ajo që është paraparë nga Qeveria. Arritja e vetme ekonomike është deficiti dhe ky është rreth 200 milionë euro për katër mua.

Lidhur me bisedimet për zgjedhjet parlamentare, Mickoski tha se i kanë bërë të ditur datat për të cilat konsiderojnë se janë më të mira për zgjedhje dhe se janë të gatshëm për kompromis.

Ai nuk i konfirmoi informacionet se bisedime ka me ndërmjetësim të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai premtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, “qeveria e re e VMRO-DPMNE-së do ta përmbushë të gjithë atë që është premtuar si obligim për ekonominë dhe qytetarët nga ana e Qeverisë së LSDM-së”. Sipas tij, partia opozitare ka qasje dhe strategji të qartë si të ripërtërihet shteti pas krizës me koronavirusin.

LEXO: Spasovski: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button