“Rruga e Plastikave” është zgjeruar nga kryqëzimi i Bit Pazarit deri te Kazerma “Ilinden”

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Shkupit, Petre Shillegov, për zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev (e njohur si rruga e Plastikave), është dhënë në fushatë për zgjedhjet lokale (tetor 2017), deri tani (18.05.2020) është pjesërisht i realizuar. Ky premtim i Shillegov është theksuar në programin e tij, “Jetë në Shkup për të gjithë!”, në suaza të projektit: “Zgjidhje të reja në komunikacion për rregullimin e trafikut!”, Faqe 19, me të cilin si kandidat kërkoi besimin e LSDM-së për funksionin e kryetarit të komunës në kryeqytet.

Këto ditë përfundoi faza e parë e zgjerimit dhe rikonstruktimit të kësaj pjese të komunikacionit – prej te kryqëzimi në Bit Pazar deri te hyrja të Kazermës “Ilinden”, me gjatësi prej 1.440 metra. Ky bulevard, rikonstruktimi i të cilit filloi në dhjetor të vitit të kaluar (2019), tani ka katër korsi, shteg për biçikletë dhe për këmbësor dhe gjelbërim në mes.

Periudhën e kaluar me intensitet, dhe tempo të rritur dhe aktivitet punuese edhe gjatë natës u rikonstruktua dhe u zgjerua njëri prej bulevardeve më të rëndësishëm në Shkup, sepse, lidh 4 komuna – Gazi Babë, Çairin, Komunën Qendër dhe Karposhin…Në këtë rrugë u ndërtua kanalizimi i ujërave të zeta që nuk ekzistonte më parë, u krye rikonstruktim i plotë edhe i instalimeve të tjera nëntokësore, komunikuan nga Qyteti i Shkupit. 

Prej këtu informuan se është duke u realizuar faza e dytë në të cilën do të përfshihen aktivitete ndërtuese në pjesën hyrëse të kazermës “Ilinden” deri te lidhja me bulevardin “Sllovenia”, si dhe ndërtimin e një udhëkryqi të madh te “Tetovska Trosharina”.

Informacioni dhe fotografitë për përfundimin e fazës së parë të rikonstruktimit të këtij bulevardi janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe në më tepër mediume.

Duke pasur parasysh se ka përfunduar faza e parë dhe Komuna punon në projektimin e fazës së dytë të rikonstruktimit të këtij bulevardi, premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Përndryshe, zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev”, e premtoi edhe ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Ai atëherë në programin e tij zgjedhor “Pjesë të reja për zhvillim të ri, pjesë të reja për një Shkup më të mirë”, (në pjesën Urbanizëm, bulevarde, ura, faqe 55), premtoi se zgjerimi i bulevardeve do të bëhet në periudhën (2013-2015), por kjo nuk ndodhi

BURIMI: VËRTETMATËS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button