Çulev kërkoi 15,000 denarë shpërblim për policët, dy ditë pasi ofroi shkurtim buxheti për MPB, deklaroi Angellovska

Ministri i Brendshëm Naqe Çulev më parë, si dhe të gjithë ministrat e tjerë, ka ofruan të shkurtohet buxheti i policisë për 1.4 milionë euro kur është përgatitur rebalanci i buxhetit, ndërsa pasi shifrat janë rregulluar dhe përllogaritjet janë mbyllur, përmes Facebook-ut kërkoi 15.000 denarë për secilin polic, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e financave Nina Angellovska në konferencën për shtyp tha se Ministri Çulev ishte bashkëpunues në bërjen e buxhetit plotësues dhe kishte dorëzuar propozim për shkurtim të 88 milionë denarëve nga MPB-ja.

“Ai propozim u bë efektiv. Më duhet të them që kësaj radhe, gjatë bërjen e këtij rebalanci, vendosëm një koncept që Ministria e financave që të mos shkurtojë fare mjete kokë më vete. Propozimi që po e përmendni tani, e të cilin e lexova në media, nuk korrespondon me kërkesën e Ministrit gjatë hartimit të rebalancit”, iu përgjigj Angelovska pyetjes së një gazetari në lidhje me shpërblimin prej 15.000 denarësh për oficerët e policisë që Çulev e ka paralajmëruar në Facebook.

Në pyetjen e përsëritur nëse do të ketë shpërblim prej 15.000 denarë për policinë për përballjen me koronavirusin, Angelovska tha se shteti aktualisht nuk ka mundësi të tilla, dhe çdo ministër, përfshirë edhe atë, do të dëshironte të propozojë shpërblim për njerëzit e saj. Tha se ajo duhet të ndodhë pasi ta mposhtim pandemisë.

“Mjekët ishin në vijën e parë të frontit dhe qeveria vendosi t’i shpërblejë ata me rebalancin. Sigurisht, aty janë edhe policia, ushtria, zjarrfikësit, punonjësit e shërbimeve komunale të cilët i dezinfektuan rrugët, inspektorët… dhe të gjithë ata që kanë punuar 16-17 orë në ditë, të Shtunave dhe të Dielave, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e qytetarëve. “Të gjithë njerëzit që kanë punuar natë-e-ditë, përfshirë ata të Ministrisë së financave të cilët punuan në hartimin e masave, rebalancin dhe, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk shkonin në shtëpi, duhet të shpërblehen”, tha ajo, por shtoi se ministrat kanë edhe më shumë përgjegjësi dhe duhet të jenë realist, të arsyeshëm e madje edhe më racionalë në atë proces.

Në konferencën për shtyp të Ministrja Angellovska reagoi menjëherë ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev. Ai deklaroi se shkurtime janë bërë me propozim të Ministrisë së Financave.

Ai gjithashtu kërkoi nga sindikatat e punonjës policorë të reagojnë, pasi vlerëson se Oliver Spasovski po i neglizhon nevojat e punonjësve policor.

LEXO: Çulev kërkoi nga sindikatat të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë
LEXO: 15,000 denarë shpërblim për punonjësit policor, propozoi Çulev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button