Çulev kërkoi nga sindikatat të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme në RMV vlerëson se Qeveria në krye me ish-ministrin e punëve të brendshme , Oliver Spasovski, po i neglizhon nevojat e punonjësve policor, transmeton Portalb.mk.

Deklarata e sotme e ministres së Financave Nina Angellovska është edhe një dëshmi për neglizhencën e qeverisë të udhëhequr nga Oliver Spasovski për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministrja Angellovska e tha atë që në thelb e mendon Oliver Spasovski”, deklaroi Çulev.

Ai përkujtoi deklarata e Spasovskit që theksonin nevojën për ngritjen e standardit të punonjësit policor, por nevojë që sipas tij e harroi në momentin kur u bë kryeministër.

“U bëj thirrje sindikatave policore publikisht t’i kundërshtohen këtij vendimi të cilin Qeveria ka për qëllim ta miratojë, ndërsa i cili drejtpërdrejtë do të shkaktojë dëm të gjithë të punësuarve në MPB. Unë si ministër i Punëve të Brendshme jashtëzakonisht jam mirënjohës edhe më tej do të angazhohem që nëpunësit policorë ta marrin shpërblimin”, publikoi Çulevi.

Ai vlerëson se Qeveria e RMV-së po e margjinalizon kontributin e punonjësve policorë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Çulev gjithashtu sqaroi se buxheti i policisë gjatë ribalancit është shkurtuar për pesë milionë euro me kërkesë të Ministrisë së Financave.

Ndryshe, Çulev dje propozoi që pjesëtarët e MPB-së të shpërblehen me 15 mijë denarë për shkak angazhimeve të tyre gjatë kohës së pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button