Tetovë: Sot 10 raste të reja me virusin korona, ja komunat reale e të infektuarve

Dhjetë raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në Tetovë me rrethinë, kështu numri i të infektuarve në këtë rajon vazhdon të pësoje rritje ndërsa për këtë, sipas institucioneve faji është tek qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat mbrojtëse, shkruan Portalb.mk.

Sipas komunave ky numër është si vijon:

  • Komuna e Tetovës 78 (6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës 47 (6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës 13
  • Komuna e Bërvenicës 13 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës 4
  • dhe Komuna Zhelinës 6 të infektuar (2 persona kanë ndërruar jetë)

Sipas mjekut Liridon Disha, situate në Tetovë është e tillë për shkak të mos respektimit të masave dhe rekomandimeve të kompetentëve si dhe humbjes së besimit në lajmet e vërteta, ai rekomandon qytetarëve të këtij rajoni të respektojnë sa më shumë masat.

Situata me pandeminë në komunën tonë nuk është duke shkuar më së miri. Kjo për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve tona. Për shkak të humbjes së besimit në lajmet e vërteta dhe krijimit të bindjeve të pabazuara në fakte. Jemi sot dëshmitarë të përhapjes së ngutshme të infeksionit për fajin tonë. Sepse ne nuk iu përmbajtëm rregullave. Sot jemi në situatë, të cilën nuk do të donte asnjë qytetar ta përjetojë. Kemi dhjetëra burime infeksioni, e qindra të infektuar” thot në mes të tjerash mjeku Liridon Disha.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informojnë se në periudhën 20-21 maj urdhrin për ndalesë të lëvizjes nuk e kanë rrespektuar 10 persona, të gjithë nga Tetova me çrast të njëjtit janë provuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.

Lajmi i mirë është se gjatë kësaj periudhe nuk është evidentuar asnjë person i ri në izolim nga ana e Inspektoratit Shtetërorë dhe Sanitar. Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 16 personave (TE-12 dhe GV-4) janë ndërmarrë masa për kundërvajtje, për mos mbajtje të maskave mbrojtëse.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 40 raste të reja me virusin korona, ndërkaq 1 person ka ndërruar jetë dhe 11 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar ka arritur në 1.898, 111 kanë ndërruar jetë, 1.378 janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 409.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button