Shkuarja me biçikletë në punë zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Një hulumtim gjithëpërfshirës, ka zbuluar se shkuarja në punë me biçikletë e zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ueb faqes New Atlas, shkencëtarët në Imperial College London dhe Universitetin Cambridge, ekzaminuan të dhënat e popullsisë së 300.000 personave që kanë shkuar në punë mes viteve 1991-2016 në Angli dhe Uells.

Në hulumtimin rezultatet e së cilës u publikuan në revistën “The Lancet Planetary Health”, u zbulua se personat që kanë shkuar me biçikletë në punë kanë rrezik më të ulët për 20 për qind në krahasim me ato që shkojnë me automjetet e tyre, ndërsa për të vdekur nga sëmundja kardiovaskulare 24 për qind më e ulët.

Kjo përqindje në lidhje me vdekjet nga kanceri u ul në 16 për qind.

Hulumtimi vuri në dukje se edhe ecja në punë ul shkallën e diagnostikimit me kancer për 7 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button