Aksion kundër peshkimit të paligjshëm në Liqenin e Ohrit, janë kapur 3 persona me rrjeta dhe rreth 60 kilogramë krap

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, MPB-së dhe Policisë së Liqenit, dje është zbatuar aksion për shkatërrimin e peshkimit të paligjshëm në ujërat e Liqenit të Ohrit, njofton Portalb.mk.

“Në liqen, te autokampi “Andon Dukov”, janë kapur tre persona të cilët kanë kryer peshkim të paligjshëm dhe i kanë dërguar në një prej barakave përreth. Pas sigurimit paraprak të urdhrit janë marrë 10 arka me rrjet për peshim të krapit me madhësi të ndryshme dhe peshk krap me peshë rreth 60 kilogramë. Në aksion është konfiskuar edhe një varkë metalike”, informojnë nga Inspektorati i Bujqësisë.

Kundër tre personave do të dorëzohen padi përkatëse penale dhe kundërvajtëse nga ana e MPB-së – Policia e Liqenit dhe Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button