Bëhet virale ideja e një qendre tregtare në Tajlandë kundër koronavirusit

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku, ka marrë lëvdata të shumta për implementimin e një serie të masave të veçanta për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, madje duke instaluar edhe panele që kontrolloheshin me këmbë për funksionim të ashensorëve, transmeton Koha.net.

Masat e marra nga qendra tregtare “Seacon Square” në Bangkok janë bërë virale në rrjetet sociale.

Panelet që përmes këmbëve mundësonin kontrollimin e ashensorëve në qendër ua mundësonin përdoruesve të zgjedhin katin dhe të hapin apo mbyllin dyert duke shtypur pedalet, ashtu që të shmangin çdo prekje me duar, për dallim nga ashensorët tradicionalë.

Masat tjera përfshijnë vendosjen e dezinfektuesve në çdo hyrje e duke sinjalizuar për rregullat në dysheme, ashtu që qytetarët të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit.

“Seacon Square” postoi në faqen e vet në Facebook se ka shpresuar që masat do të bëhen rregulla normale për qendrat tregtare, jo vetëm që të ndalet koronavirusi, por edhe të promovohet higjiena dhe siguria në publik.

Tajlanda ka raportuar më shumë se 3000 raste të konfirmuara me koronavirus që nga janari, me më shumë se 50 të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button