Aleanca dhe opozita sërish në shesh, peticion: Teatrin e duam aty ku ishte dhe siç ishte

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon sot me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Njësoj si të hënën, protesta zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme.  Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët.

Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.

Ora 18:00 Demalia: Lëvizja që ka nisur me mbrojtjen e teatrit duhet të mbahet gjallë

Lëvizja që ka nisur me mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duhet të mbahët gjallë. Kështu është shprehur analisti Ilir Demalia, i cili në një intervistë për Ora News tha se nuk duhet të lejohet ndërtimi i teatrit të ri. “Kjo që është ndezur me lëvizjen për mbrojtjen e teatrit duhet të mbahet gjallë dhe të rritet masivisht. Do të arrihet diçka kur të mos lejohet të vendosen  themelet e ndërtimit tjetër aty ku u shemb teatri”, tha Demalia.

Ora 17: 51 Sulm te Kryeministria? Së bashku me Yuri Kim, vjen edhe automjeti me ujë që shpërndan protestuesit

Përpos ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, te kryeministri kanë ardhur edhe grupet e gatshme dhe një autobot me ujë.

Mesa duket policia po përgatitet edhe për një sulm te Kryeministria ditën e sotme.

Automjeti me ujë përdoret për të shpërndarë protestuesit me ujë me presion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button