Kurci paralajmëroi kundërpropozim në planin e Merkelit dhe Makronit për ekonominë e BE-së

Kancelari austriak Sebastian Kurc paralajmëroi se do të prezantojë propozim të ndryshëm për ripërtëritjen e ekonomisë së BE-së nga ai për të cilin janë marrë vesh kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron.

Në një deklaratë për gazetën “Oberesterajhishe Nahrihten”, Kurci tha se Austria dëshiron të tregojë solidaritet me vendet të cilat ishin veçanërisht të prekura nga kriza, por se ai beson se kreditë janë mënyra e vërtetë, e jo grantet.

“Në ditët në vijim do të prezantojmë propozim me ide tona. Besoj se ka mundësi që të stimulohet ekonomia edhe krahas asaj, që të shmanget konsolidimi i borxheve”, potencoi ai.

Kurci theksoi se Austria, si dhe shumë anëtare të tjera të BE-së, është e befasuar nga propozimi i Merkelit dhe Makronit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button