Spasovski: I morëm përgjigjet nga të gjitha tre institucionet, presin datë për zgjedhje

I morëm përgjigjet nga të gjitha tre institucionet, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe OSBE/ODIHR, të cilët na informojnë se presin datë për zgjedhje dhe në bazë të asaj të fillojnë përgatitjet, bëri të ditur sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dha raport, mendim të ekspertëve, protokoll për atë si dhe në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, cilat do të ishin tendencat sa i përket zhvillimit të sëmundjes.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi për afatet të cilat janë të nevojshme për zbatimin e veprimeve zgjedhore.

“Në letrën nga OSBE/ODIHR na informojnë se presin datë për zgjedhje dhe në bazë të datës t’i zbatojnë të gjitha përgatitjet për dërgimin e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve”, bëri të ditur sot kryeministri teknik Olives Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, liderët partiak zhvilluan një takim më 18, te presidenti, Stevo Pendarovski, në përpjekje për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentae, por edhe pas më shumë se 3 orëve bisedime, krerët e partive politike në vend, nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ky është takimi i dytë që liderët te presidenti Stevo Pendarovski flasin për zgjedhjet.

Në takimin e 12 majit, u vendos që para përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të kërkohet mendim nga Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe nga Zyra e OSBE/ODIHR.

Anëtarët e KSHZ-së janë dakorduar se të gjitha vendimet që duhet të sillen lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdim të procesit zgjedhor në kontekst të masave për koronavirusin duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe ligjet ekzistuese.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi javën e kaluar se, Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll për zbatimin e fushatës zgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve. Sipas tij, për fushatën zgjedhore propozohen rregulla për lëvizje, tubimet duhet të zhvillohen duke respektuar distancën fizike prej 1.5 deri në 2 metra, mbajtja e obligueshme e maskës dhe mbulimi i gojës dhe hundës gjatë fushatës në hapësira të mbyllura, ndërsa në hapësira të hapura, kur nuk mund të mbahet distancë fizike.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button