Korniza e negociatave për anëtarësimin në BE do të publikohet në qershor, deklaroi Varheji

Përkundër dilemave të shkaktuara për shkak pandemisë dhe ngërçit politikë të krijuar në Maqedoninë e Veriut, komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varheji theksoi se kjo nuk do të ndikojë në rrugën eurointegruese për Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai premtoi se RMV-ja dhe Shqipëria do të marrin në qershor, ashtu siç ishte paraparë, Kornizën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, nga MIA raportojnë se raporti për i progresit për vendet e Ballkanit do të publikohet në shtator.

Ndryshe, Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit evropian për zgjerim ka deklaruar se takimet e liderëve politikë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen edhe nga Komisioni Evropian (KE).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button