Meta: Shembja e Teatrit Kombëtar, akt barbar shkombëtarizues dhe i paamnistueshëm

Presidenti Ilir Meta përsërit qëndrimin e tij se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt barbar i paamnistueshëm. Këtë fakt kreu i shtetit e arsyeton edhe me qëndrimet e ekspertëve dhe specialistëve.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë!”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

Kreu i Shtetit po ashtu mbështet një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin, që sipas tij është antikushtetues, i paligjshëm dhe në mënyrën më antievropiane të Teatrit Kombëtar.

Ai ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button