Kanadaja edhe në periudhën e ardhshme do të pret emigrantë

Gjatë 48 orëve të fundit në Kanada janë regjistruar 161 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi aktualisht është 5.943.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 2.208 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 78.078.

Agjencia kanadeze e shëndetit publik u bëri thirrje banorëve të vendit që t’i përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Migrimit, Marco Mendicino, deklaroi se emigrantët të cilët do të mbërrijnë në Kanada së fundmi do të jenë shumë të rëndësishëm për periudhën pas COVID-19.

Ai theksoi se Kanadaja në vitin 2020 do të pranojë 341 mijë emigrantë, 351 mijë në vitin 2021 dhe 361 mijë në vitin 2022.

Mendicino shtoi se emigrantët e rinj do të orientohen në qytetet që kanë mungesë të fuqisë punëtore.

“Nuk mundemi t’ua shërbejmë në pjatë ushqimin kanadezëve me çmime të përballueshme pa emigrantët, nuk mund t’i mbajmë punëtorët tanë nga vija e parë pa emigrantët. Prandaj është shumë e rëndësishme që në mënyrë të sigurtë dhe të rregullt vazhdojmë të pranojmë emigrantë dhe vazhdojmë të besojmë se e ardhmja jonë do të mbështet nga ana e emigrantëve”, përfundoi Mendicino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button