138 mijë denarë u dhuruar nga gjykatësit e Kushtetueses në luftën kundër virusit korona

Për të ndihmuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër virusit korona, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë arritur të grumbullojnë 138,000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht edhe gjykatësit e Penales kishin dorëzuar 9,300 euro dhe gjykatësit e Apelit Shkup në Fondin për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19, nga paga e prillit kanë dhuruar 487,500 denarë.

“Kryetari i Gjykatës dhe të gjithë gjykatësit, dhuruan 20 për qind nga paga e tyre neto për muajin prill me dedikim mbështetje të aktiviteteve për zbatimin e masave për menaxhim me krizën me virusin korona në llogarinë e publikuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë qëllim”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, gjykatësit e kësaj Gjykate e kanë refuzuar Dekretin e miratuar nga Qeveria për ndarjen e pagës minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët  dhe të gjithë të zgjedhurit e tjerë, të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është që të sigurohen mjete për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për menaxhim me krizën të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerësoi se procedura e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarë shtetërore deri në rrogën minimale prej 14,500 denarë është skandaloze.

LEXO: Gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup kanë donuar 487.500 denarë në Fondin për ballafaqim me Kovid-19
LEXO: RMV, Gjyqtarët e Penales do të japin 9 300 euro kundër virusit korona, pesë gjyqtarë nuk kanë dhuruar mjete
LEXO: Gjykatësit e uritur kushtetues kanë paraqitur se kanë nga dy-tre shtëpi, toka, aksione dhe kursime në banka
LEXO: Funksionarët e LSDM-së paralajmërojnë se do të heqin dorë nga rrogat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
LEXO: Komisioni për Antikorrupsion: Nuk ka konflikt interesi te gjykatësit e kushtetueses, edhe pse kanë vendosur edhe për pagat e tyre
LEXO: Qeveria: Skandaloze procedura e Gjykatës për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarët në 14,500 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button