Arifi: Ka persona që respektojnë masat por virusin ua sjellin familjarët në shtëpi, sot 4 raste të reja 

4 raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në Tetovë me rrethinë, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 147, prej këtij numri gjithsej 56 persona janë shëruar. Komuna e Bogovinës ngelet më e rrezikuara, njofton Portalb.mk.

Sipas komunave të këtij rajoni, numri i të infektuarve është kështu:

  • Komuna e Tetovës – 68 (4 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës – 47 (6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës – 10
  • Komuna e Brvenicës – 12 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës – 4
  • Komuna e Zhelinës – 6 (2 kanë ndërruar jetë)

Nga Komuna e Tetovës informojnë se rritja e numrit të të infektuarve në këtë rajon është si pasojë e mos respektimit të masave mbrojtëse, ajo thotë se ka raste ku personat nuk kanë dalë nga shtëpia mirëpo virusin ua kanë sjellë familjarët dhe miqtë gjatë vizitave familjare.

“Numrat ditëve të fundit fatkeqësisht flasin për një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth. Kjo në masë të madhe i referohet mosrespektimit të masave mbrojtëse, respektivisht mos mbajtjes së maskave mbrojtëse dhe distancës fizike.
Gjithashtu kemi raste të personave të cilët nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre por janë infektuar me COVID19, që dmth se tek ata virusi është sjellë nga jashtë si pasojë e vizitave në shtëpi të familjarëve dhe miqve të tyre.

Andaj apelojmë që të reduktohen në minimum vizitat e panevojshme dhe grupimet më të mëdha nëpër shtëpi dhe hapësira të mbyllura” deklarojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës shtojnë kjo sfidë kërkon një mobilizim, përgjegjësi dhe kujdes të madh shoqëror. Ata thanë se ajo se sa shpejt mund të fillojmë ti kthehemi normalitetit dhe të riparojmë dëmet ekonomike dhe sociale të këtij virusi, varet nga sjellja jonë.

Ndërsa nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë informojnë se gjatë fundjavës që shkoi në Komunën e Tetovës janë evidentuar 19 raste të mosrespektimit të orës policore dhe ndaj këtyre personave është iniciuar procedure adekuate ligjore.

Aktualisht në izolim me vendim në këtë komunë janë gjithsej 142 persona, në vetizolim 62 kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit, 61 persona.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button