Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 170 të vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet thanë se është shënuar ulje e numrit të rasteve ditore të vdekjeve, pasi kjo është shifra më e ulët që nga 24 marsi.

Vetëm një ditë më parë ishin raportuar 468 vdekje, transmeton REL.

Numri më i lartë i vdekjeve brenda një ditë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë më 21 prill kur u raportuan 1,172 viktima.

Deri më tani në këtë vend janë regjistruar rreth 35 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, i cili të shtunën arriti në 244,603.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button