Angellovska: Garanca shtetërore do t’u ndihmojë kompanive në periudhën pas krizës

Qëllimi i garancës shtetërore për kompani startap apo të vogla, si masë nga shtylla e dytë, është të lehtësohet qasja drejt mjeteve financiare të sektorit privat me çka kompanitë do të kishin mundësi ta ndajnë rrezikun përkatësisht shteti të ndërmarrë një pjesë të tij.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska sqaroi se kjo do të thotë se garanca shtetërore me mbulim prej rreth 50 për qind në Bankën zhvillimore të Maqedonisë do të duhej të ketë kapital fillestar prej 10 milionë euro me të cilat do të bashkëgarantohej shuma prej mbi 65 milionë euro.

Qëllimi është që kompanitë të cilat më rëndë do të vinin deri te mjetet, deri te kreditë që do t’u nevojiten në periudhën pas koronavirusit, shteti të ndërmarrë një pjesë të rrezikut që ata më lehtë të mund të vijnë deri te mjetet e nevojshme për rritje të konkurrencës dhe për investime për përmirësim të likuiditetit, transmeton MIA.

Garancën e këtillë shtetërore e vendosën pjesa më e madhe e vendeve evropiane, ndërsa në këtë periudhë pas krize të rikuperimit të  ekonomive tashmë e vendosin edhe vendet përreth, si Serbia dhe Shqipëria.

Lidhur me mbështetjen e sektorit privat, tha në shtyllën e dytë janë ndarë plotësisht 25 milionë euro me ribalancin e programit-KOVID të Qeverisë dhe ato do të dedikohen për garancën shtetërore.

“Do të thotë, ajo u referohet edhe kompanive të vogla edhe të mesme, të gjitha kompanive të cilave do t’u nevojiten mjete për rritje të konkurrencës, t’i ripërtërijnë lidhjet me tregjet të cilat ndoshta i kanë humbur”, tha Angellovska, duke shtuar se është me rëndësi që përmes kësaj pakoje Qeveria tregoi se mendon për të gjithë dhe ka qëllime të përcaktuara qartë për ta ndihmuar edhe sektorin privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button