Tiranë, tensione gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar (FOTO)

Në orët e mëngjesit të së dielës filloi shembja e godinës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ndërsa aksioni është shoqëruar me tensione, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, sot vazhdoi shembja e godinës së teatrit, ku aksioni është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe disa artistëve, qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile që kundërshtuan prishjen e godinës.

Protesta për shembjen e Teatrit
Protesta për shembjen e Teatrit

Para aksionit për shembjen dhe më pas, të pranishëm ishin edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të partive opozitare, si Partisë Demokratike të Shqipërisë, të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partive të tjera, si dhe qytetarë, të cilët kanë kundërshtuar vazhdimisht shembjen e godinës së teatrit.

Ndërkohë pas përplasjeve, forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona, të cilët kanë tentuar të çajnë kordonin policor.

Protesta për shembjen e Teatrit
Protesta për shembjen e Teatrit

Kujtojmë se disa artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar vazhdimisht për mbi dy vite kundër planeve të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri, në vendin e godinës që ka shërbyer për disa dekada për teatrin.

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të prezantojë projektin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Protesta për shembjen e Teatrit
Protesta për shembjen e Teatrit

Nga ana tjetër, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar disa ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me emërtimin Teatri Kombëtar”, duke e konsideruar si “të papajtueshëm me Kushtetutën.”

Në një reagim në rrjetet sociale pas aksionit, presidenti Meta theksoi se “Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i pa amnistueshëm”.

Godina e Teatrit Kombëtar u ndërtua në vitin 1941 si qendër komplekse kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button