“Fiç” dhe “Standard & Purs”: Kriza e Kovid-19 do të rrisë borxhin e shtetit deri në 50 përqind

Agjencitë kredituese Fiç dhe Standard & Purs vërtetuan edhe një herë rejtingun kreditor të Maqedonisë. “Fiç” e vlerëson vendin me BB +, por këtë herë me një perspektivë negative, për shkak të pandemisë globale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dy agjencitë kredituese, si rezultat të krizës Covid-19 dhe parashikimet për ngadalësim të ekonomisë globale, parashikojnë një tkurrje të rezultatit ekonomik në vitin 2020 dhe rimëkëmbjen,  përkatësisht rritje në vitin 2021, me atë që Fiç ka projektuar -4.2 përqind për këtë vit dhe 5.1 përqind rritje në vitin 2021, ndërsa “Standard dhe Purs” -5 përqind në vitin 2020 dhe rritje prej 3.8 përqind në 2021.

Agjencitë e kredituese i theksojnë masat e që i ka ndsëmarrë qeveria për të ruajtur vendet e punës, mbështetjen për industritë më të prekura dhe masat rregullatore. Sipas raporteve të tyre: “Masat do të kontribuojnë në rritjen e deficitit buxhetor dhe do të ndikojnë në rritjen e borxhit të shtetit, i cili do të afrohet 50 përqind. Së bashku me rimëkëmbjen e ekonomisë, do të ketë një ulje dhe stabilizim të deficitit buxhetor.”

Këto dy agjenci kredituese e vlerësojnë sektorin bankar si të qëndrueshëm, si dhe monedhën vendase, e cila ka kurs të këmbimit fiks me euron, e gjithashtu e vlerëson pozitivisht dritën e gjelbër nga Bashkimi Evropian për të filluar negociatat, të cilat së bashku me zbatimin e reformave, mund të kontribuojnë ndjeshëm për zhvillim të ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button