Trump: Përpjekjet për krijimin e vaksinës janë projekti më i madh që nga Lufta e II Botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump dukej optimist për perspektivat e zhvillimit të një vaksine kundër koronavirusit deri në fund të vitit, pasi ai e përshkroi projektin e gjerë si përpjekjen më të madhe shkencore që nga zhvillimi i bombës atomike, shkruan Alsat M.

“Askush nuk ka parë diçka si kjo që po bëjmë brenda vendit tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore. E pabesueshme”, deklaroi Trump në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, i rrethuar nga shkencëtarë dhe zyrtarë qeveritarë.

Presidenti shtoi se ndërsa shpresonte për një vaksinë deri në fund të vitit, vendi po ecte përpara duke kaluar pengesat ekonomike.

“Me vaksinë ose pa vaksinë, ne këtu jemi”, tha Trump.

“Nëse nuk do të kishte vaksinë, vendi do të duhet të luftonte dhe përfundimisht virusi do të largohej”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button