Në Kosovë, 87 fëmijë të moshave 0 deri në 9 vjeç të infektuar me COVID-19

 

Në ditët e fundit, në Mitrovicë janë shënuar tri raste me COVID-19 te fëmijët. Bëhet fjalë për fëmijë të moshave 1, 2 dhe 3 vjeç.

Edhe pse, ekspertët kanë paralajmëruar se koronavirusi i ri po “i kursen” moshat e reja, në Kosovë të infektuarit nga 0 deri në 9 vjeç, përbëjnë gati 10 për qind të numrit të përgjithshëm prej 945.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tash janë shënuar 87 raste te fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç, ndërkohë një më pak, 86 te grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç.“Fatmirësisht nuk ka të vdekur te këto grupmosha”, thuhet në një përgjigje të MSH-së për KOHËN.Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me koronavirus, deir më tash, janë shënuar 945 raste. 29 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që 690 janë shëruar.Në gjithë botën, sipas të dhënave të universitetit“Johns Hopkins”, të infektuar janë 4.500.476, të shëruar 1.618.806, kurse të vdekur 304.843.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button