5 mënyra si gjelbërimi e ndryshon pamjen e ceremonisë

Shumë shpejt do të jemi në gjendje të organizojmë eventet e shumëpritura dhe të festojmë ashtu siç nuk kemi pasur mundësi ta bëjmë prej disa muajsh. Ndërkohë që jeni duke menduar për eventin tuaj të radhës, ka diçka që duhet ta keni parasysh për sa i përket dekorit – gjelbërimi. E dini se një prekje e gjelbër mund ta ndryshojë dekorin e festës suaj totalisht?

Ka disa arsye pse duhet ta konsideroni ndërthurjen e gjelbërimit në dekorin e eventit tuaj të radhës.

Rrit madhësinë e sallës

Gjelbërimi ndikon në pamjen e sallës apo vendit ku po realizoni eventin, duke e rritur në dimension. Po ashtu, gjethet e gjelbra ndërthuren mirë me pamjen (kudo qoftë eventi) dhe sjellin një pjesë të natyrës, duke përçuar njëkohësisht elegancë dhe ndjesi festive, transmeton Class.

Neutralizon paletën e ngjyrave të dekorit

Ndryshe nga ç’mund ta mendoni, nuk duhet ta kufizoni dekorin në 2 apo 3 ngjyra kur planifikoni një event. Mund të jetë një paletë e tërë ngjyrash që frymëzon vizionin tuaj. Në këtë rast gjethet e gjelbra do t’ju ndihmojnë të neutralizoni dhe ndërthurni të gjitha ngjyrat e zgjedhura, pa u dukur e tepruar. Funksionon si një lidhje mes gjithë elementëve të dekorit.

Zgjon interes dhe krijon lëvizje

Lulet janë të bukura, sigurisht, por gjethet e gjelbra krijojnë lëvizje në një mënyrë që është shumë e vështirë të arrihet me lulet.

Krijon një pamje organike

Eventet, kryesisht dasmat, janë duke shkuar drejt dekorit elegant dhe të frymëzuar nga Toskana. Në vend të luleve, në këtë rast, përdoret gjelbërimi (me shumicë) i kombinuar me një paletë neutrale, duke të dhuruar një ndjesi fresike kudo që mund të jeni.

Plotëson pamjen

Në eventet në vende të jashtme, që tani do të jenë me shumicë, mundohuni të përdorni elementet e mrekullueshme të ambientit rrethues. Kompozimet e luleve ndërthurini me pemët e gjalla ose me gjelbërimin e ambientit ku po realizoni dekorin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button