Stevananxhija bërtiste “qetësi, qetësi” që jashtë të dëgjohej Ibrahimi derisa e këndonte himnin, dëshmoi Memedi për 27 prillin

Ish-deputeti Vesel Memedi nga PDP sot në dëshminë e gjyqit për organizimin e sulmit në Parlament më 27 prill 2017 tha se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevanandzija bërtiti “qetësi, qetësi”, derisa Zekirija Ibrahimi nga Besa e këndonte himnin shqiptar nga tribuna parlamentare. Memedi beson se kjo ishte me qëllim që turma jashtë të dëgjonte se çfarë po ndodhte brenda.

“Më kujtohet shumë mirë që Krsto Mukoski u paraqit për çështje procedurale dhe filloi të këndojë himnin maqedonas. Në atë moment, pashë që Artan Grubi dhe Xhevad Ademi, të cilët ishin para meje, u paraqitën për të marrë fjalë, ndërsa e vura re që pas tyre të njëjtën gjë e bëri edhe Zekirija Ibrahimi,i cili ishte djathtas prej meje. Kur Mukoski mbaroi, Presidenti Trajko Veljanoski ia dha fjalën Ibrahimit, megjithëse Grubi dhe Ademi ishin paraqitur para tij dhe Ademi u ankua sepse Ibrahimi kishte fituar përparësi. Në një moment, deputetët e VMRO-DPMNE filluan të bërtisnin “qetësi”. Pastaj deputeti Dimitar Stevananxhija, u ngrit në këmbë dhe iu drejtua kolegëve të tij me “qetësi, qetësi”. Supozoj se këtë e bëri me qëllim që jashtë të dëgjohej mirë se çfarë po ndodhte brenda”, dëshmoi Memedi.

Trajko Velanoski sipas rregullores për punë duhej patjetër te vejë në rend të ditës zgjedhjen e presidentit të kuvendit, dëshmoi Oliver Spasovski për 27 prillin

I pyetur nga avokatët, Memedi tha se nuk kishte dyshim se deputeti Ibrahimi kishte qenë pjesë e skenarit.

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i UBK-së, Vladimir Atanasovski, akuzohen për organizimin e sulmit në Parlament më 27 Prill 2017. Në hetim u përfshin edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish oficeri i inteligjencës Nikola Boskoski, por ata nuk janë në aktakuzë sepse janë në arrati.

Memedi ishte dëshmitar në gjykimin e autorëve të sulmit të organizuar në Parlament më 27 prill 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button