Djegia e flamurit të BE-së dhe të tjerëve dënohet me burgim në Gjermani

Djegia e flamurit të BE-së apo të ndonjë flamuri tjetër në vende publike do të dënohet në Gjermani deri në tri vjet burg, duke u klasifikuar si krim i urrejtjes.

Votimi në Bundestag (parlament) të enjten e bëri të barabartë dënimin e djegies së flamujve të tjerë si me atë gjerman, njofton Klan Kosova.

E njëjta vlen edhe për himnin e BE-së.

Kjo masë erdhi pas ankesave të Social Demokratëve (SPD) pas djegies së flamurit të Izraelit në Berlin më 2017 nga disa protestues.

Ministrja e Drejtësisë Christine Lambrecht, një anëtare e SPD-së së qendrës së majtë, tha se “djegia e flamujve publikisht nuk ka asnjë lidhje me protestat paqësore”. Ajo tha se kjo ngjall “urrejtje, zemërim dhe agresion” dhe dëmton ndjenjat e shumë njerëzve.

Ligji i ri do të aplikohet edhe për njollosje të tjera përveç djegies, siç është heqja e flamurit publikisht.

Shfaqja në publik e kryqit nazist (sëastika) dhe simbolet tjera naziste janë gjithashtu të ndaluara në Gjermani.

Por, kjo është kundërshtuar nga Alternativa për Gjermaninë që e konsideroi ligjin e ri si “ndërhyrje e tepruar në lirinë e fjalës dhe shprehjet artistike”.

Akti i njollosjes së Flamurit të Unionit në Mbretërinë e Bashkuar nuk përbën krim, por Franca e ka bërë të dënushme me gjobë përdhosjen e flamurit trengjyrësh me gjobë deri në 7.500 € ose gjashtë muaj burg.

Spanja, Italia dhe Greqia gjithashtu kanë ligje që ndalojnë përdhosjen e flamurit kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button