Suedia zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor

Suedia do të zgjasë ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare brenda vendit për qytetarët jo rezidentë të BE-së edhe për 30 ditë të tjera, si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së coronavirusit të ri, tha sot kryeministri, Stefan Lofven.

“Ky ndalim do të zgjasë deri më 15 qershor”, tha ai pas një mbledhjeje të kabinetit.

Sipas qeverisë, vendimi u mor në përputhje me një rekomandim të Komisionit Europian.

Hyrja do të jetë e lejueshme për shtetasit e BE-së, si edhe për banorët e vendeve të zonës Shengen, si Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lihtenshtajni, transmeton KP.

Përjashtime të tjera do të aplikohen për diplomatët, personelin shëndetësor dhe personat që dorëzojnë mallra kritike, si ilaçet, si edhe punëtorët sezonalë në sektorin e bujqësisë.

Agjencia suedeze e Shëndetit Publik regjistroi sot rreth 28 500 raste të reja infektimi dhe 3 529 vdekje nga COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button