Kushtetuesja e shfuqizoi Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se është shfuqizuar Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Në këtë ligj theksohej se lëndë e ligjit është rregullimi i parandalimit dhe ndalimit të diskriminimi, llojet dhe format e diskriminimit, procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe përbërja e puna e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Në muajin shkurt, Kushtetuesja nisi procedurën për Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi sepse ishte sjellë pa shumicën e nevojshme.

Gjykata vlerësoi se në rastin konkret, Ligji vjen në dyshim pasi nuk është votuar nga 61 deputetë, siç kërkon paragrafi 3 i nenit 75 nga Kushtetuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button