Zaev paralajmëroi padi penale për ministrin Çulev për shkak të tubimit fetar në Strugë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) Zoran Zaev paralajmëroi se do të padisë ministrin për punë të brendshme Naqe Çulev, për shkak të grupimit masiv e cila ndodhi javën e kaluar në Strugë, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk. 

“MPB-ja ka qenë e informuara paraprakisht se përgatitet kjo ngjarje, kjo nuk duhet të ndodhte për shkak se ka ndalesë për grupime të tilla. Bëhet fjalë për princip, sanksionet zbatohet në mënyrë që të mos përsëriten këto shkelje” tha Zaev.

Ai shtoi se LSDM dhe kryeministri aktual Oliver Spasovski kanë kërkuar dorëheqjen e Çulevit, për shkak se ai ka qenë i vetmi i detyruar për të sanksionuar ngjarjen me liturgjinë në Strugë.

“Shteti nuk është se i mbylli objektet fetare, por vendosi masa restriktive në mënyrë që të mos ketë grupime të qytetarëve. Masat duhet patjetër të respektohen të gjitha, për shkak se askush nuk është mbi ligjin, ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj” tha kryetari i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button