Mali i Zi pa raste të reja me Covid-19

Në Mal të Zi, për disa ditë me radhë, nuk ka asnjë të regjistruar të infektuar nga koronavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit, transmeton Koha.net.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324, dhe numri i të shëruarve është 307, transmeton kp.

Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button