RMV, DAP filloi shpërndarjen e 5.59 milionë eurove nga “TVSH-ja Ime” te qytetari

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) njoftoi se ka filluar kthimi i pjesës së TVSH-së tek qytetarët për tre muajt e parë të vitit, transmeton Portalb.mk.

“Pagesa e mjeteve për muajin janar, shkurt dhe mars për vitin 2020 në përputhje me Ligjin për kthimin e një pjesë të TVSH-së te personat fizik tashmë ka filluar”, raportojnë nga DAP.

DAP njoftoi se deri më 31 mars të këtij viti janë regjistruar gjithsej 279,498 përdorues të aplikacionit “TVSH-ja Ime”

“Në këtë tremujorësh të vitit janë skanuar 49,946,278 llogari fiskale, me një qarkullim prej 21,957,355,689 denarë me TVSH të përfshirë prej 2,292,026,352 denarë”, njoftojnë nga DAP.

DAP njoftoi se në këtë tremujorësh do të kthehen 343,803,953 denarë, gjegjësisht 5,590,000 euro deri te qytetari. Pagesa më se voni duhet të bëhet brenda 60 ditëve pas kalimit të tremujorshit.

Ndryshe, prej 1 majit, është zvogëluar vlera e shpërblimeve në lojën shpërblyese “TVSH-ja ime #Shpërblimi Im”, si rezultat i vendimit të qeverisë për rishpërndarjen e mjeteve në fondin për menaxhimin me virusin korona. Qeveria kishte kërkuar që “Llotaria shtetërore e RMV-së” mjetet në vlerë prej 4,383,410 denarë t’i destinojë në llogarinë donator të hapur në kuadër të Sekretarit gjeneral të Qeverisë.

Deri më tani është shpallur edhe fituesi i çmimit prej 3 milionë denarëve, Dejan Petkov nga Shtipi. Më së shumti llogari fiskale gjatë ditës janë skenuar më 6 mars edhe atë 717 mijë llogari, gjatë së cilës është realizuar qarkullim prej 304 milionë denarë, për të cilat është paguar TVSH prej 32.5 milionë denarë. Për llogaritë e skenuara qytetarët do të marrin 878 mijë denarë.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, nisi organizimi i lojës shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”. Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, realizimi i lojës shpërblyese bëhet me qëllim të forcimit e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale, ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale.

Masa, do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët, ndërsa do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button