Qyteti i Shkupit paralajmëroi 200 vende të reja parkimi në afërsi të Klinikës pasi të përfundojë kriza me koronën

Pasi të përfundojë tërësisht epidemia me koronavirusin në vend, në lokacionin në të cilin është vendosur spitali i montuar në afërsi të klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile mund të ndërtohet parking me kapacitet prej rreth 200 vende për parkim. Bëhet fjalë për një prej dy lokacioneve në qarkun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, në të cilin Qyteti Shkup do të ndërton vende të reja për parkim me kapacitet të plotë prej 350 vende për parkim, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në periudhën e kaluar është bërë rekonstruktim në më tepër lokacione në hapësirat ekzistuese për parkim në Qendrën Klinike, me ç’rast është zëvendësuar baza dhe asfalti, me çka në këto sipërfaqe do të fitohen 50 vende shtesë parkimi. Krahas 200 vendeve të planifikuara për parkim afër Klinikës për Sëmundje Infektive, parking i ri me 150 vende do të ndërtohet në ndërtesën e mëhershme të spitalit për obstetrikë.

Nga Qyteti Shkup për “Meta.mk” thonë që edhe në të ardhmen me këtë hapësirë për parking do të menaxhon NP “Parking i Qytetit”. Rregullimi dhe rritja e parking hapësirës që bëhen në këtë moment është pjesë e numrit të madh të aktiviteteve ndërtimore që realizohen në zonën e Qendrës Klinike në valën e krizës me koronën.

Tash më është bërë hyrje paralele shtesë për automjetet e  Ndihmës së Shpejtë në hyrjen kryesore në rrugën “Nënë Tereza”, ndërsa është planifikuar të ndërtohet hyrje dhe dalje e re nën rrugën “Bellgradska”, që do të lidhet me parkingun e ri afër Klinikës për Sëmundje Infektive). Në të ardhmen do të ndërtohet edhe një hyrje dhe dalje te Klinika për kardiologji në drejtim të rrugës “Bellgradska”. Njëkohësisht, punët tashmë janë në rrjedhë te Klinika për stomatologji, ku parkingu ekzistues është asfaltuar tërësisht me asfalt të ri dhe në të njëjtin lokacion është paraparë të ketë hyrje dhe dalje të re shpejtë shtesë.

Me krejt këto aktivitete që janë në rrjedhë, qytetarët dhe punonjësit shëndetësorë në të ardhmen do të mund shumë më lehtë t’i kryejnë obligimet që i kanë në Qendrën Klinike. Nga Qyteti i Shkupit theksojnë që në dy parkingjet e reja në Klinikën Infektive dhe për Obstetrikë në të ardhmen do të mund  të vendosen edhe garazhe në kat të montuarа, nëse për këtë shfaqet nevoja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button