Presidenti Pendarovski u takua me anëtarët e KSHZ-së, të hënën pret përgjigje

Stevo Pendarovski, Presidenti  i Maqedonisë së Veriut sot u takua me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Zgjedhjet, pas takimit të liderëve që u mbajt dje, ku u kërkua mendim edhe nga KSHZ-ja për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në këtë përiudhë, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski njoftoi anëtarët e KSHZ-së për qëndrimet e liderëve të partive politike dhe qëndrimin e miratuar në mënyrë konsensuale se është e nevojshme që KSHZ-ja të paraqesë një qëndrim për afatet kohore të nevojshme për zhvillimin e procesit zgjedhor”, njoftojnë nga presidenca.

Presidenca raportoi se u vendos që deri nesër KSHZ-ja të dorëzon te presidenti mendimin  për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndryshe, kabineti i presidentit Stevo Pendarovski dje sqaroi se në takim e liderëve u vendos që para përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të kërkohet mendim nga Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe nga Zyra e OSBE/ODIHR.

Takimi i liderëve në vilën Vodno dje kishte mbaruar pa marrëveshje për datën e zgjedhjeve.

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Mungoi vetëm kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa si përfaqësues i PDSH-së ishte Azem Sadiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button