Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 2,432 pacientë të shëruar

Italia vijon me ritme pozitive drejt uljes së kurbës së pandemisë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 172 viktima të tjera nga COVID-19 ku në total janë 30,911 të vdekur.

Gjithashtu me ritme pozitive po rritet dhe numri i të shëruarve që këtë të martë u rrit me 2,432. Në total rreth 109,039 persona kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Numri i rasteve të reja u rrit me 1,402 ku gjithsej janë 221,216 të infektuar në të gjithë Italinë.

Numri i personave në terapi intensive aktualisht është 952.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button