COVID-19: Futbolli anglez mund të rifillojë nga 1 qershori

Mbretëria e Bashkuar është zotuar të vazhdojë deri në muajin qershor me pezullimin e sporteve profesionale, përfshirë Premier Ligën angleze, për arsye shëndetësore, pasi qeveria sot njoftoi hartoi një plan për të dalë nga kriza e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një plan të përbërë prej 50 faqeve, qeveria britanike tha se kthimi i garave sportive në Mbretërinë e Bashkuar është në hapin e dytë që do të fillojë më 1 qershor.

“Për të ndihmuar planifikimin, qëllimi i tanishëm i qeverisë është që hapi i dytë të bëhet jo më parë se 1 qershori, duke iu nënshtruar këtyre kushteve. Lejimi i ngjarjeve kulturore dhe sportive do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura për transmetim, duke shmangur rrezikun e kontakteve sociale në shkallë të gjerë”, thuhet në një deklaratë nga qeveria britanike, ku theksohet se vendi do të lejojë që ambientet me turma të mëdha siç janë stadiumet të rihapen plotësisht më vonë “në varësi të uljes së numrit të infeksioneve”.

Pandemia e koronavirusit ndërpreu sportet, duke detyruar Mbretërinë e Bashkuar më 13 mars të ndërpresë ligat e futbollit anglez.

Si pjesë e rregullave të karantinës, më 23 mars të gjitha aktivitetet shoqërore në mbarë vendin u ndaluan deri në një njoftim të mëtejshëm.

Së fundmi, Mbretëria e Bashkuar konfirmoi 210 viktima të reja nga koronavirus, duke e çuar në 32.065 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button