Dënime për pesë qytetarë të Tetovës për shkeljen e orës policore, propozoi Prokuroria

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dhe Tetovës sot ka propozuar dënim për 21 qytetarë të Shkupit dhe 5 qytetarë të Tetovës për mosrespektimin e masave shëndetësore të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të nenit 206, paragrafi 1 nga Kodi Penal për mosrespektimin e masave shëndetësore në kohën e epidemisë.

Prokuroria e Tetovës propozoi që pesë qytetarët të dënohen me 100 gjoba ditore, pasi ata nuk kishin poseduar leje për qarkullim gjatë orës policore.

Për arsye të njëjta, edhe Prokuroria e Shkupit ka propozuar dënimin e 21 qytetarëve. Dënimi i propozuar për ata është 100 gjoba ditore, duke llogaritur një gjobë ditore 20 euro.

Ndryshe, Prokuroria themelore publike në Maqedoninë e Veriut nga 17 marsi deri më 8 maj në gjykatë ka propozuar 1,873 dënime për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e epidemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button