Qytetarëve u dërgohet e-mail mashtrues nga një adresë e rreme e Ministrisë së shëndetësisë

Ministria e shëndetësisë informon se një mesazh elektronik është duke u përhapur në mesin e qytetarëve me përmbajtje të pavërtetë të dërguar nga një adresë e rreme e-mail që i ngjan asaj të Ministrisë së shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Titulli i mesazhit është i rremë dhe është: “Nevojitet aksion: Një nga kontaktet tuaja është pozitiv në KOVID-19”, ndërsa mesazhit i është bashkëngjitur një dokument PDF që mund të përmbajë softuer qëllimkeq.

“Departamenti për krime kompjuterike dhe Forenzika Digjitale në Ministrinë e Brendshme është njoftuar dhe tashmë ka nisur veprimet rreth këtij rasti. Adresa e postës elektronike zyrtare e Ministrisë përkatëse është [email protected]. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtij manipulimi”, informojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Ata shtuan se përhapja e informacioneve të rreme, veçanërisht në këto kohë krize, është i rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe i dëmshëm për shoqërinë në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button