Bedri arenë e antropologjisë së përshpirtshmërisë

Të shumta janë datat dhe fitoret të cilat i shënojnë popujt e ndryshëm anekënd botës. Disa prej këtyre ndodhive janë të lidhura ngushtë me historinë e një populli apo një vendi, ndërsa disa të tjera paraqesin fatin e përbashkët të një grumbulli kombesh apo shtetesh.

Ramazani përfaqëson kurorën e kohës kosmohistorike të kalendarit tokësor. Në të njëjtën kohë ky muaj është edhe kurorë e kohës metakozmike të kalendarit qiellor nga e cila një ditë zgjatë 50 mijë vjet të viteve qiellore. Kjo, me fjalë tjera, do të thotë se koha e Ramazanit është  jashtëzakonisht kohë qiellore ose kohë mbinatyrore Hyjnore, në të cilën të gjitha distancat hapësinore reduktohen në pandryshueshmërinë “këtu” dhe të gjitha dallimet e përkohshme në përjetshmërinë “tani”. Koha e Ramazanit sipas natyrës së brendshme është po e njëjtë me kalendarin kosmohistorik të vitit tokësor, të paktën në botën tokësore dhe vet jeta mbledh karakteristika ekzistenciale të kohërave të ndryshme dhe distancave të formave të shumta hapësinore.

Koha e Ramazanit, për më tepër, ka veshjen e saj të mbinatyrshme ekzistenciale që rrjedh dhe rritet drejtpërdrejtë nga natyra e Urtisë Hyjnore dhe Vullnetit Hyjnor, dhe e manifestuar në bazë të metahistorisë,  si dhe vizualizmit dhe individualizmit metakozmik, dhe kjo është për shkak të prezencës së saj konzistente metakozmike dhe personalizimit metahistorik.

Kjo mëshirë e formësimit personal  të kohës së Ramazanit është prezente falë faktit shpirtëror që pandërprerë paraqet pazgjidhshmërinë ekzistenciale dhe rëndësinë thelbësore të Qenies Hyjnore dhe frymën e kohës së Ramazanit. Kjo do të thotë se fryma e kohës së Ramazanit drejtpërdrejt është sfiduar nga thellësia ekzistuese e Shpirtit Hyjnor, e cila është qartë e dukshme nga përmbajtja themelore e Ramazanit që në vete përmban/përmbledh (sukuson) mëshirën, bukurinë, mirësinë, drejtësinë, bujarinë, paqen, lumturinë e emrave dhe cilësive të Zotit.

Takimi i parimit metakosmik me rrëfimet e saja kosmo-historike, dramatikën e së cilës në plotësi e ka qetësuar koha e Ramazanit, nuk është akt pasiv i reflektimit të fjalëve të Krijuesit në frymën e kohërave të Ramazanit, dhe e kundërta, por bëhet fjalë për akt aktiv, thellësisht ekzistencial i cili e zbulon luftën dramatike shpirtërore në të cilën Parimi e përvetëson Reflektimin, dhe Reflektimi e përvetëson Parimin; ose edhe më mirë, në këtë betejë Parimi i ik Reflektimit, ndërsa Reflektimi tenton që t’i largohet Parimit. I tërë vrulli dramatik qetësohet, ç-rëndohet dhe përpëlitet në dhuratën shpirtërore të agjërimit, i cili me zjarrin e ethosit të tij eskatologjik  pastron reflektimet e ndryshme të kohërave të Ramazanit dhe përpiqet që ti kthejë në rrënjën e saj metafizike. Këtë betejë, këtë lojë kontrastesh të vizualizimit dhe individualizimit të shpirtit të kohërave të Ramazanit, ai vallëzim i vjetër i Hipostazës (Nata e Kadrit)  dhe Apokatastazës (Agjërimi) më së miri e ka personalizuar ngjarja e Bedrit pa të cilën kohërat e Ramazanit kurrë nuk do të arrinin që të plotësojnë  seriozitetin e saj përmbajtësor. Kjo është ngjarja e Ramazanit në të cilën E Vërteta- Parimi, për shkak të sigurimit të kthimit në vendlindjen e saj metafizike autentike, duhej ta tërheq në vete, në vend të togës transparente ekzistenciale të fjalës së Zotit, mburojën luftuese të Agjërimit, etosi i të cilit plotësisht e siguron ndarjen ekzistenciale në perspektivën eskatologjike.

Ashtu si pa Bedrin praktikisht nuk ka mundur të marrë seriozitet fjala e Zotit, e cila erdhi që ta ndryshojë Botën dhe ta formësojë sipas Qëllimit të përjetshëm të Krijuesit, në fotografinë e rregullimit të pacenuar qiellor të gjërave, njëlloj edhe pa etosin hyjnor të Agjërimit- dhe ai është pikërisht Hyjnor, sepse Agjërimi është një institucion shpirtëror i kohërave të Ramazanit të cilën Shpirti i Zotit në mënyrë të prerë  ka urdhëruar festimin e Qenies së Tij- nuk mund të kuptojë shpirtin e kohërave të Ramazanit si reflektim i triumfit definitiv të çiltërsisë ndaj veseve, të vërtetës mbi mashtrimin, Parimit mbi Reflektimin, mëshirës mbi mëkatet….

Bedri është dëshmitar i triumfit kulmor në kontekstin e kohërave historike ose në kuadër të vitit të plotë kozmik, ndërsa dhurata e agjërimit nga Ramazani është dëshmitare e triumfit kulmor në kuadër të kohës së Ramazanit ose brenda vitit metakozmik, ritmet e  përjetshme të të cilit  shpirti i kohës së Ramazanit i vendos  në ritmin e vitit kozmik dhe dalëngadalë, me fuqinë e të vërtetës metafizike të fjalës së Zotit dhe fuqinë e ethosit historiko-botëror të agjërimit Hyjnor ia hap shtegun secilit shpirt që të fillojë në rrugëtimin e takimit të pashmangshëm dhe definitiv me esencën e vetë Shpirtit të Krijuesit përmes vertikales së Natës së Kadrit dhe horizontales së mundimshme të Bedrit të dyfishtë: Bedrit-Betejës e cila është etje e trupit të njeriut për Zotin, dhe Bedrit-agjërimit që është simbol për etjen e gjallë dhe të përjetshme të shpirtit njerëzor për fytyrën mbi-personale të Allahut të përjetshëm.

Si rrejedhim, Beteja e Bedrit nuk lejoi promovimin e një logjike absurde kozmohistorike të domosdoshmërisë së nënshtrimit ndaj tabuve dhe urrejtjes së vlerave të tjetrit. Kjo, ngase në këtë mënyrë mbylleshin horizontet metakozmike dhe metahistorike të një prodhimi të mirëfilltë kulturo të popujve të ndryshëm.

Përplasja e muslimanëve me idhujtarët në Bedr, dëshmon se shoqëria e shëndoshë, edhe nëse është më pak në numër, meriton respekt, drejtësi dhe hapësirë të mundësive të barabarta, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit, dhe për të promovuar vlera të mirëfillta, që pala idhujtare ua ndalonte muslimanëve. Drejtësia dhe përparësia kulturore metakosmike dhe doktrinare metahistorike nuk matet me sasi njerëzish, por me cilësi të përmbajtjes.

Muslimanët në Bedr me Muhammedin as. për herë të parë në historinë e botës nuk paraqiten si bashkësi gjenerike, primordiale, gjakore farefisnore, Benu Ademite dhe si fiziko/biologjike, por përdallim nga populli i Musait paraqiten edhe si ummet i islamit apo si bashkësi fetare e muslimanëve e bazuar dhe e përcaktuar me Kuran dhe Sunnet dhe e kornizuar me formulën e Teuhidit dhe të dëshmisë. Në të vërtetë ata në Bedr paraqiten si ummeti i parë i sendërtuar në historinë e botës apo si fotografia ekzistenciale e Teuhidit ndër njerëzit në suaza të kohës dhe hapësirës, e cila quhet metahistori.

Bedrin nuk duhet shikuar vetëm si luftë mes dy palëve te ndara, por të dy energjive ne brendinë e njeriut, energjia pozitive hyjnore dhe atyre negative djallëzore. Bedri është edhe arenë e antropologjisë së përshpirtshmërisë, gjegjësisht i ngadhënjimit të shpirtit mbi përmasën e lakmive te Unit.

Bedri mëson se lufta nuk guxon të bëhet me mendjemadhësi e cila prodhon dhunë, terror, shkelje të të drejtave, cenim të dinjitetit dhe sovranitetit të tjetrit, si dhe për të demonstruar forcë karshi botës. Ja si e shpreh këtë Kur’ani, duke folur për mënyrën e daljes së palës idhujtare kërcënuese dhe agresore në luftën e Bedrit: “Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota, e që pengonin nga rruga e Allahut. Allahut nuk mund t’i shpëtojnë me atë veprim të tyre” [el-Enfal:47]. Po në këtë kontekst, Bedri shpalos shpirtin djallëzor të agresorit dhe krenarinë që buron nga ndjenja të kondicionuara me sherr djalli, e të drejtuara pikërisht nga djalli, për ta devalvuar personalitetin njerëzor dhe për ta nëpërkëmbur nderin dhe dinjitetin e qenies më të dalluar të Allahut-Njeriut.

Antipodi i krenarisë djallëzore është frymëzimi dhe modestia engjëllore që ka veshjen e saj të mbinatyrshme ekzistenciale dhe që rrjedh dhe rritet drejtpërdrejtë nga natyra e Urtisë Hyjnore dhe Vullnetit Hyjnor. Nuk mund të mendohet për fitore në qoftë se muslimanët nuk do të kishin fituar nefsin e tyre. Fitorja vjen kur nefsi e liron veten për vetveten, nga dëshira dhe emocionet, nga fëlliqësirat dhe xhelozia duke vrapuar që të vishet me performansat mbinatyrore metakozmike që dalin drejtpërdrejt nga natyra e urtisë hyjnore.

Beteja e Bedrit e para e provon dhe e verifikon fuqinë dhe organizimin e ummetit në kohë dhe hapësirë. Te muslimanët në Bedr shkojnë tok/bashkë: imani, islami, shpirti, idetë, idealet, e vërteta, drejtësia, e mira, bashkëpunimi dhe garimi për të mirë dhe devotshmëri, sikur edhe unitetit konkret, organizativ, funksional dhe aksional në të gjitha format e jetesës, derisa te  mushrikët paraqitet miti, magjia, shirku, paganizmi, mitologjia, padrejtësia dhuna etj.

Nëse vlerave të theksuara më lartë ua shtojmë edhe faktin e Bedrit, jo vetëm si të një beteje historikisht të rëndësishme, por edhe si  udhërrëfyes i yni i përjetshëm i jetesës me virtytin me të cilin themelojmë baraspeshën me universet në ne dhe mes nesh, dhe nëse e shtojmë  institucionin shpirtëror të agjërimit të cilën na e urdhëron Zoti, jo me qëllim që të ushtrojë dhunë mbi ne, por që të na mësojë se si me kapacitetet tona individuale të njohjes ta arrijmë natyrën e vërtetë, esencën e çdo gjëje mbi të cilën Krijuesi lë gjurmë të pashlyeshme dhe tërësisht të freskëta të prezencës së Tij të padukshme, atëherë do të kuptojmë se Zoti në kohën e Ramazanit na ka ofruar dhuratat më të çmueshme shpirtërore, të mjaftueshme që me virtytet e këtyre dhuratave njeriu dhe Bota t’iu nënshtrohen qëllimeve përfundimtare më fisnike dhe shpëtimtare  për shkak të të cilave Ai edhe i ka krijuar.

Si atëherë poashtu edhe sot dhe në çdo kohë, beteja e madhe e Bedrit do të jetë burim frymëzimi për punë dhe veprimtari aktive në prezantimin e kauzës islame në botë. Do të jetë gjenerator i dëshirës dhe ambicieve për fitore dhe suksese në fusha të ndryshme të jetës, ashtu siç fituan muslimanët në luftën e Bedrit. Thënë shkurt, lufta e madhe e Bedrit do të ushqejë shpirt optimist bashkëkohor mysliman me plane dhe strategji të qartë për një të ardhme më të lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button