Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër dhe vetëtima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në dhjetë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 26 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit dukshëm më të nxehtë. Të hënën dhe të martën në orët e paradites do të ketë kushte për paraqitjen lokale të shiut afatshkurtër dhe vetëtima të rralla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button