fbpx

Putin deklaroi në fjalimin e Ditës së Fitores se rusët janë ‘të pamposhtur’

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot në 75-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore se rusët janë “të pamposhtur” kur janë të bashkuar, gjatë ceremonisë së reduktuar prej epidemisë së koronavirusit.

Çdo vit ceremonia shoqërohet me paradë madhore ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, por sivjet nuk kishte asgjë të tillë teksa Putin ishte thuajse i vetmuar në monumentin jashtë mureve të Kremlinit ku vendosi kurorën me lule.

Në fjalimin televiziv presidenti tha se veteranët kishin luftuar për të shpëtaur atdheun dhe Evropën.

“Domethënia shpirtërore dhe morale e Ditës së Fitores mbetet gjigande. Veteranët tanë luftuan për jetën, kundër vdekjes. Ne do të jemi gjithmonë të barabartë me ta për nga uniteti dhe durimi. Ne e dimë dhe e besojmë se jemi të pamposhtuar kur jemi të bashkuar”, tha ai, transmeton TCH.

Në fund të ceremonisë rojet e nderit dhe Putin vendosën lule në obeliskët e qyteteve hero.
Në fjalim nuk u përmend koronavirusi që prishi planet e paradës madhore ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button