U ngrit monumenti “9 maj” në Qendër – donacion nga ambasada e Rusisë

Ambasadori i Federatës Ruse shpjegoi se si prototip për këtë monument ka shërbyer monumenti për ushtarët sovjetikë në qytetin rus Rëzhev, transmeton 360, përcjell Portalb.mk.

Kryetari i Qendrës, Sasa Bogdanoviq dhe ambasadori i Federatës Ruse, Sergei Bazdnkin, vendosën lule në monumentin e ngritur rishtas “9 maj” për nder të Ditës së Fitores mbi fashizmin dhe 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Memoriali, donacion nga Ambasada e Federatës Ruse, u ngrit në kujtim të miliona ushtarëve që dhanë jetët e tyre në emër të paqes dhe lirisë, thanë nga komuna.

“Më 9 maj 1945, në Berlin, përfaqësuesit e forcave gjermane dorëzuan kapitullimin e nënshkruar te Mareshali sovjetik Zhukov dhe Mareshali britanik Teder. Me atë akt, mbaron një kapitull i errët në historinë e botës. Sot, duhet të jemi më të mençur dhe të mësojmë nga historia. Le të jemi mirënjohës ndaj të parëve tanë, të cilët me vetëmohim u përfshinë në betejat dhe luftat me okupatorin” tha Bogdanoviq në një fjalimin e tij.

Duke i nderuar ata të cilët u vranë në Luftën e Dytë Botërore dhe me mesazhe për vazhdim të miqësi midis dy popujve, shtoi ai, ne e ritheksojmë angazhimin tonë për të avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Federatën Ruse.

“Monumenti që po hapim sot është i veçantë, i pari i këtij lloji. Ai e paraqet unitetin e popujve të koalicionit “anti-Hitler”, i cili çliroi Evropën nga nazistët dhe ndihmësit e tyre. Prototip, ose më saktë si burimi i idesë, u përdor monumenti për ushtarët sovjetikë në qytetin rus Rëzhev, ku u zhvilluan beteja të rënda të përgjakshme nga janari 1942 deri në mars 1943. ” Në ato lufta janë vrarë afër 400,000 ushtarë dhe oficerë të Ushtrisë së Kuqe “, deklaroi Bazdnikin.

Bashkia Qendër ka përfunduar rindërtimin e rrugës ku ndodhet monumenti. Asfalti i vjetër dhe i rrënuar është zëvendësuar me një të re, në një sipërfaqe totale prej 1.076 metra katrorë, janë hedhur elemente të reja, janë niveluar pusetat, ndërsa janë rikonstruktuar edhe trotuaret me elemente të reja të parafabrikuara të betonit në një sipërfaqe prej 1,020 metrash katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button