Federata kineze propozoi përgjysmimin e pagave për lojtarët e trajnerët

Futbollistëve dhe trajnerëve në Superligën e Kinës mund t’u përgjysmohen pagat në tentim për të ndihmuar klubet që të menaxhojnë humbjet nga pandemia COVID-19.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kinës (CFA), Chen Xuyuan, ka zbuluar se ekipet janë të gatshme që menjëherë të zbatojnë uljen e përkohshme të pagave të futbollistëve nga 30 për qind në 50 për qind. Si dhe, e njëjta gjë vlen edhe për pagat e trajnerëve, transmeton KOHA.

Presidenti Xuyuan gjithashtu shtoi se i ka garantuar transmetuesit shtetëror “CCTV” se ndeshjet e futbollit të Superligës së Kinës do të fillojnë me një orar të ngjeshur, por nuk ka dhënë data për fillimin e sezonit të ri. Sezoni 2020 në Kinës është dashur të fillojë më 22 shkurt, por u shty për shkak të përhapjes së koronavirusit. Datat e mundshme për fillimin e sezonit 2020, sipas mediumeve kineze, janë 12 qershori dhe 3 korriku, varësisht prej situatës me koronavirusin.

Sportet në disa vende kanë filluar gradualisht të rikthehet pas pezullimit. K-League e Koresë së Jugut nisi të premten, por që ndeshjet do të zhvillohen pa shikues. Tajvani ka ndërmarrë hapat e parë për të rikthyer tifozët në tribuna dhe për ndeshjet e ardhshme të ligës së bejsbollit, do të lejojë nga njëmijë persona të jenë të pranishëm në stadium.

Federata kineze, të premten lëshoi një komunikatë, ku thuhej se ulja e pagave nuk ishte e detyrueshme, por nxiti klubet dhe lojtarët e trajnerët që të përfshihen në negociata korrekte.

“Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të madh në industrinë e futbollit. Të gjitha nivelet e ligave u detyruan ta shtyjnë sezonin 2020, i cili ndikoi direkt në funksionimin normal të klubeve”, thuhet në njoftim. “Me të ardhura të ulëta dhe kosto të larta të punës, klubet po përballen me presionin e rritjes së shpenzimeve financiare. Kështu që, do të ishte korrekte që të pranohet një ulje pagash nga lojtarët dhe trajnerët në 50 për qind”.

Federata gjithashtu se përgjysmimi i pagave të jetë në fuqi prej datës 1 mars dhe duhet të përfshijë edhe lojtarët e huaj, por që përjashtim duhet të bëhet për futbollistët dhe trajnerët me të ardhura të ulëta mujore.

Të premten Kina njoftoi vetëm një rast të ri të prekur me virus, një infeksion lokal në provincën verilindore Jilin, dhe 16 raste të reja të atyre që kanë testuar pozitiv, por nuk kanë simptoma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button