Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shënojë 9 majin – Ditën e Evropës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të shënojë 9 majin-Ditën e Evropës së bashku me delegacionin e BE-së në RMV para spitalit të përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Do të mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit të RMV-së dhe Bashkimit Evropian dhe do të shprehen ngushëllime për ata që humbën jetën në betejën me virusin korona”, deklarojnë nga Qeveria.

Delegacioni i BE-së në RMV do të përfaqësohet nga shefi i saj, Samuel Zhbogar, ndërsa Qeveria e RMV-së do të përfaqësohet nga kryeministri Oliver Spasovski, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button