Roli i rëndësishëm i gazetarisë gjatë pandemisë

Ndërsa pandemia COVID-19 po përfshin gjithë globin, gazetaria e pavarur nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se tani. Qasja në informacione të besueshme dhe të sakta është çështje jete apo vdekje, në kuptimin e drejtpërdrejtë që ka kjo fjalë, transmeton Class.

Studimi i ri i botuar nga UN dhe ICFJ (International Journalists Network) sot e identifikon gazetarinë cilësore si një forcë kryesore për identifikimin dhe ekspozimin e dizinformimit. Gjithashtu  zbulon se ‘ngarkesa virale’ e dizinformimit do të rritet, vetëm nëse gazetaria vazhdon të vuajë “goditje vdekjeprurëse” të shkaktuara nga pandemia.

Në 2 raporte analize, sigurimi që gazetaria t’i  mbijetojë pandemisë COVID-19 është një sfidë kritike për misionin e OKB, qeveritë dhe të tjerët që përpiqen të luftojnë atë që quhet “dizinformim”.

Në raportin e parë ne kemi identifikuar nëntë tema të ndryshme të dizinfodemisë, dhe katër formate tipike. Në raportin e dytë, ne analizojmë në mënyrë kritike dhjetë metoda të përgjigjes ndaj krizës që po përdoren kundër dezinformimit të COVID-19 në të gjithë botën.

Shumë nga hapat ligjorë dhe politikë që janë duke u zbatuar janë krijuar për të mbrojtur shëndetin publik. Por ndërsa paraqiten si ‘kura’, disa nga këto hapa mund të pengojnë punën e gazetarëve dhe të tjerëve të përfshirë në kërkime jetësore, investigime dhe rrëfime për pandeminë si gazetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button